December 22, 2016

vazhdon-afatiii-2

Prishtinë, 22 Dhjetor 2016 – Lëvizja FOL mbështetur nga USAID Kosovo dhe Advocacy Training and Resource Center – ATRC, është duke implementuar projektin “Përfshirja e të rinjve në promovimin e luftës kundër korrupsion në sistemin e Edukimit në Kosovë”. Ky projekt synon të përfshijë të rinjtë dhe të rejat në promovimin e luftës kundër korrupsion.

Ftohen nxënësit/et e shkollave të mesme nga të gjitha Komunat e Kosovës që të shkruajnë Ese me temë: “Të kuptuarit e Korrupsionit në Edukim”, e cila do të identifikojë problemet që i kanë shkollat me korrupsionin.

Tema e përgjithshme: Korrupsioni në edukim

Eseja duhet të adresojë dhe t’u përgjigjet pyetjeve të mëposhtme:

  • Si e kuptoni ju korrupsionin në edukim dhe si ndikon ai tek ju?
  • Si mund të parandalohet korrupsioni në edukim?
  • Cilat janë llojet e korrupsionit që i shihni të pranishme në sektorin e edukimit?
  • Si mendoni që mund të luftohet korrupsioni në edukim?
  • Kush janë akterët kryesore që ndikojnë që të ketë korrupsion në edukim?

Kriteret për Aplikim:

Nxënësit/et e shkollave nga të gjitha Komunat e Kosovës.  Aplikantët/et duhet të dorëzojnë esenë, dhe formën e aplikimit të mbushur përmes email-it.

Kriteret për Ese:

Microsoft Word, 1000 Fjalë, Times New Roman. Eseja mund të shkruhet në shqipë apo anglisht. Eseja duhet të jetë autentike dhe nuk lejohet plagjiaturë.

Çmimet:

Do të jenë tre çmime. Vendi i parë do të ketë libra në vlerë prej 150$, vendi i dytë libra në vlerë prej 100$ dhe vendi i tretë libra në vlerë prej 50$.

Dorëzimi dhe Afati:

Dërgoni Esenë në adresën info@levizjafol.org. Në e-mail po ashtu tregoni këto të dhëna:

  • Emri dhe Mbiemri
  • Viti i lindjes
  • Shkolla

Afati i fundit për dorëzim të ese-së është 25 Janar 2017.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Përfshirja e të rinjve në promovimin e luftës kundër korrupsion në sistemin e Edukimit në Kosovë” mbështetur nga USAID Kosovo dhe Advocacy Training and Resource Center – ATRC.