December 9, 2016

img_1689

Prishtinë, 9 Dhjetor 2016 – Lëvizja FOL për Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit ka organizuar bashkëbisedimin me temën se si humbet besimi në shtet në mungesë të llogaridhënies institucionale. Pjesë e këtij bashkëbisedimi ishin rreth 50 nxënës/e dhe student/e nga Prishtina. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte përfshirja e të rinjve në kërkim të transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve dhe luftës kundër korrupsion.

Pjesë e këtij eventi ishte po ashtu paraqitja vizuale e rastit të famshëm “Panama Papers”, duke treguar se si ka ndodhur dhe ndërlidhjet e këtij rasti me llogaridhënie, transparencë. Po ashtu për arsye të promovimit të përfshirjes së të rinjve dhe të rejave në promovimin e luftës kundër korrupsionit, FOL ka shpërndarë edhe materiale me slogane pozitive.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Përfshirja e të rinjve në promovimin e luftës kundër korrupsion në sistemin e Edukimit në Kosovë” mbështetur nga USAID Kosovo dhe Advocacy Training and Resource Center – ATRC.

15369879_10207892061243327_1371158196_o-1 15387475_10207892061283328_455179014_o-1 15409481_10207892061563335_617450026_o 15417886_10207892061483333_207290720_oimg_1625