skenimi i integritetit ballina

| | Korrupsioni në Institucione

Prishtinë, 9 Qershor  2016– Viteve të fundit kemi parë një rritje të iniciativave për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike. Integriteti është bërë një koncept kyç në ndërtimin e një administrate publike efektive dhe cilësore. Ky studim ka ardhur si pasojë e mungesës të deritanishme të vlerësimit kuantitativ të integritetit në institucionet publike. Për këtë qëllim, është zhvilluar ky studim duke anketuar 1000 zyrtarë të institucioneve të nivelit qendror (n=400) dhe lokal (n=600) në 38 komunat e Kosovës. Në institucione janë intervistuar sekretarë të përhershëm, drejtorë të departamenteve të ndryshme, udhëheqës të divizioneve, zyrtarë si dhe nëpunës civil.

PUBLIKIME TJERA

Perceptimi, njohuritë dhe përvojat e të rinjve në fushën e korrupsionit në sistemin e edukimit

March 17, 2016 , Korrupsioni në Edukim

Ky raport paraqet tërësinë e të dhënave të grumbulluara nga anketimi i bërë si pjesë e hulumtimit në 5 komuna të Kosovës, i cili ka bërë matjen rreth perceptimit, njohurive, përvojave në raport me korrupsionin në sistemin e edukimit. Hulumtimi është inicuar nga Lëvizja FOL si një nevojë e domosdoshme për krijimin e pasqyrës së qartë të mendimit të […]

Korrupsioni në Institucionet e Kujdesit Shëndetësor Publik në Kosovë

February 26, 2016 , Korrupsioni në Institucione

Lëvizja FOL në periudhën Janar-Shkurt të këtij viti ka zhvilluar një hulumtim të opinionit publik rreth perceptimeve dhe përvojave në raport me korrupsionin në sistemin e kujdesit shëndetësor publik

Njohuritë, Qëndrimet dhe Përvojat e Qytetarëve rreth Korrupsionit në Kosovë

September 1, 2015 , Korrupsioni në Edukim

Hulumtim analizon nivelin e besueshmërisë së qytetarëve në institucionet publike të Republikës së Kosovës. Më specifikisht, hulumtimi analizon perceptimin e qytetarëve sa i përket nivelit të lartë të korrupsionit në vend. Në pjesën e parë të hulumtimit, qytetarët janë pyetur për të bërë identifikimin e problemeve kryesore me të cilat Kosova është duke u ballafaquar […]

DOWNLOAD ATTACHMENTS
Skenimi i Integritetit