Dizajnimi i platformës është bërë me qëllim të informimit/edukimit, raportimit, hulumtimit, avokimit dhe diskutimit rreth luftës kundër korrupsion në sistemin e edukimit. Sedukorrupsionin.org, mëton të jetë zëri i qytetarëve që janë dëshmitarë të korrupsionit si dhe të promovojë transparencën dhe llogaridhënien.

Objektivat kryesore të funksionimit të platformës janë:

  • Të informojë dhe edukojë të rinjtë me informata mbi korrupsionin, shkaqet, pasojat, format e korrupsionit dhe si ta adresojnë.
  • Të rrisë raportimin e aferave korruptive nga të rinjtë duke përdorur mjetet e teknologjisë kompjuter/telefona të mençur.
  • Të përcaktojë trendin e nivelit të korrupsionit përmes hulumtimit online, i cili do të realizohet në baza 6 mujore.
  • Të mobilizojë të rinjtë përmes avokimit, duke shkëmbyer idetë dhe propozimet për përmirësimin e gjendjes aktuale.
  • Të verifikohen rastet e raportuara të korrupsionit dhe të dërgohen pranë organeve kompetente për rritur funksionalitetin e institucioneve në trajtimin e rasteve korruptive.

Kjo platformë është një nga objektivat kryesore të projektit “Përfshirja e të rinjve në promovimin e luftës kundër korrupsion në sistemin e edukimit në Kosovë”, projekt ky i mbështetur nga USAID Misioni në Kosovë dhe ATRC, në kuadër të programit E4E, si dritare ekskluzive për të rinjtë. Projekti “Përfshirja e të rinjve në promovimin e luftës kundër korrupsion në sistemin e edukimit në Kosovë” implementohet nga Lëvizja FOL.

 

logo usaidlogo follogo atrc