November 21, 2016

finalese-sedukorrupsionin-2

Prishtinë, Nëntor 2016 – Lëvizja FOL mbështetur nga USAID Kosovo dhe Advocacy Training and Resource Center – ATRC, është duke implementuar projektin “Përfshirja e të rinjve në promovimin e luftës kundër korrupsion në sistemin e Edukimit në Kosovë”. Ky projekt synon të përfshijë të rinjtë dhe të rejat në promovimin e luftës kundër korrupsion.

Ftohen nxënësit/et e shkollave të mesme të Komunës së Prishtinës, Ferizajt, Mitrovicës, Gjakovës dhe Podujevës që të shkruajnë Ese me temë: “Të kuptuarit e Korrupsionit në Edukim”, e cila do të identifikojë problemet që i kanë shkollat me korrupsionin.

Tema e përgjithshme: Korrupsioni në edukim

Eseja duhet të adresojë dhe t’u përgjigjet pyetjeve të mëposhtme:

  • Si e kuptoni ju korrupsionin në edukim dhe si ndikon ai tek ju?
  • Si mund të parandalohet korrupsioni në edukim?
  • Cilat janë llojet e korrupsionit që i shihni të pranishme në sektorin e edukimit?
  • Si mendoni që mund të luftohet korrupsioni në edukim?
  • Kush janë akterët kryesore që ndikojnë që të ketë korrupsion në edukim?

Kriteret për Aplikim

Nxënësit/et e shkollave të mesme të këtyre komunave: Prishtinë, Ferizaj, Gjakova, Mitrovica dhe Podujeva. Aplikantët/et duhet të dorëzojnë esenë, dhe formën e aplikimit të mbushur përmes email-it.

Kriteret për Ese

Microsoft Word, 1000 Fjalë, Times New Roman. Eseja mund të shkruhet në shqipë apo anglisht. Eseja duhet të jetë autentike dhe nuk lejohet plagjiaturë.

Çmimet

Do të jenë tre çmime. Vendi i parë do të ketë libra në vlerë prej 150$, vendi i dytë libra në vlerë prej 100$ dhe vendi i tretë libra në vlerë prej 50$.

Dorëzimi dhe Afati.

Dërgoni Esenë në adresën info@levizjafol.org. Në e-mail po ashtu tregoni këto të dhëna:

  • Emri dhe Mbiemri
  • Viti i lindjes
  • Shkolla

Afati i fundit për dorëzim të ese-së është 20 Dhjetor,2016.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Përfshirja e të rinjve në promovimin e luftës kundër korrupsion në sistemin e Edukimit në Kosovë” mbështetur nga USAID Kosovo dhe Advocacy Training and Resource Center – ATRC.